![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Shifrat mbeten te larta: 74 raste te reja me Covid ne 24 oret e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.
Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. Mësohet se 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive.
Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 1/Burimi: Balkanweb
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)